• |
ide | kryesore

Hoxha i gërvisht makinën të panjohurit, por i lë një letër

Arkiva, Pikante
hoxha.jpg



Ishte hoxha Mulla Idriz Mehmeti, ai që kishte dëmtuar pa dashje makinën e një të panjohuri duke dalë nga parkimi. Kur e ka parë që ia ka gërvishtur makinën tjetrit nuk është laguar pa lënë gjurmë por ka lënë një letër. Përmabjtejne saj e publikoi vetë ky person. Ai thotë se një ditë në qytetin e Podujevës kishte dalë për një kafe me një shokun e tij në kohën e pushimit të drekës.

“Nga puna deri në qytet erdhëm me veturë, dhe e parkova në një parking publik. Pasi përfundoi pauza, ne u nisem drejt veturës. Aty pash një letër, vendosur në xhamin e përparmë. Në fillim mendova thjesht ndonjë fëmijë…, po kur e lexova, u mahnita. U mahnita ngase behej fjalë për një dëm që më ishte shkaktuar në pjesën e prapme të veturës sime nga një veturë tjetër”, – ka treguar ky lexues. “Në fillim, u ndjeva çuditshëm, jo pse kishte ndodh ai dëm, por se ende ka njerëz me ndërgjegje të pastër. Kur e lexova letrën e kuptova kush ishte ai person. Bëhej fjalë për një Hoxhë, të cilin nuk e kam njohur asnjëherë, për të cilin nuk kam dëgjuar asnjëherë. Hoxha në fjalë ishte, i nderuari Mulla Idriz Mehmeti, i cili tregoi bujarinë dhe ndërgjegjen e tij të pastër” -, ka thënë ai teksa tregon përmbajtjen e letrës.

“I dashtun vella, me pa mundësi me të gjet se kush je, po të njoftoj se të kam bërë një dëm duke kaluar me veturën time. Për përgjegje po e la këtë letër me numrin tim personal, 044 16…….. Askush prej njerëzve nuk me pa por me pa Krijuesi i njerëzimit. Hoxha Idriz Mehmeti”, – ka shkruar hoxha në letrën të cilën e ka fotografuar personi në fjalë.