• |
ide | kryesore

Sekretet e personave tërheqës

Arkiva, Stil
2-couple-flirting-at-bar-main-780x439.jpg



Secili ka “radarin e seksit” të nënvetëdijshëm i cili aktivizohet automatikisht kur jemi pranë personave të cilët kanë “diçka”.
 
Së pari aktivizohet “radari” për pamjen fizike – menjëherë kërkojmë personin më të bukur në turmë, dhe më pas aktivizohet edhe “radari” i cili kërkon shenja më suptile dhe më të sigurta, shenja që dikush është i vlefshëm për bisedë.
 
Meshkujt kanë aftësinë e jashtëzakonshme të të vërejturit. Një mashkull mesatar mund të vërejë femrën më seksipile në atë hapësirë në një periudhë shumë të shkurtër kohore.
 
Ekzistojnë shenjat me të cilat identifikohen këta persona:
 
E dinë kush janë dhe krenohen me këtë
Personin i cili nuk frikësohet të shprehë mendimin e vet, edhe kur ai është në kundërshtim me të gjithë të tjerët, madje edhe kur kthehet në një debat të zhurmshëm, ndoshta mund ta quajmë kokëfortë, madje edhe arrogant, por një gjë është e sigurt – kurrë nuk do të themi që është i mërzitshëm apo monoton, transmeton Koha.net. Të gjithë respektojmë personat e tillë, dhe i admirojmë njerëzit të cilët janë të aftë të mbajnë kokën lart dhe të luftojnë fort e me vendosmëri për qëllimet e veta.
 
Janë plot entuziazëm
Shndrisin nga entuziazmi dhe kënaqësia e brendshme. Nuk mund të mos buzëqeshni ndaj një personi të tillë dhe të mos ndieni tërheqje ndaj dikujt që është plot jetë. Njerëzit tërheqës nuk i frikësohen jetës. Ata plotësisht e shijojnë atë dhe ndikojnë pozitivisht në mjedisin e vet.
 
Bëjnë që të ndiheni sikur jeni personi i vetëm aty
Personi i cili shikon në sy, dëgjon me kujdes çka flisni, ju thërret në emër dhe u kushton vëmendje fjalëve tuaja është fitues i sigurt.
 
Janë të vetëdijshëm për gjuhën e trupit të tyre
Çdo person duhet ta dojë dhe të krenohet me trupin e vet. Sa më shumë ta doni trupin tuaj, më bukur do t’ua prezantoni të tjerëve.
 
Shpesh i prekin të tjerët
Ky është person që gjithmonë përshëndetet me përqafim të përzemërt, kujdesshëm vë dorën e vet në tuajën kur jeni të shqetësuar apo ju përgëzon me shtrëngim të fortë dore, bën lëvizje të ngrohta e seksipile, për shkak të të cilave duket edhe më i arritshëm. /Telegrafi/