• |
ide | kryesore

10 gjëra që nuk i keni ditur për magjinë e zezë

Arkiva, Planet
bota4_1462970350-5417461.jpg

Magji e zezë? Jo, Vudu ka më shumë të bëjë me fenë katolike se sa me yshtjet. Dhe në vend të zombie-ve, preferon ëngjëjt. Ja disa të dhëna, më thellësisht, mbi Vudutë.

Zombie? Kukulla? Magji e zezë? Asnjë nga këto. Vudu, më shumë se sa me magji dhe mallkime, është një fe e cila përqendrohet në shërimin dhe të mirën për komunitetin. Dhe rrënjët i ka në Afrikën perëndimore, për të mbërritur në Amerika përmes tregtisë së skllevërve: megjithatë, njohuria jonë është e prishur pak për shkak të kinemasë horror, e cila ka nxjerrë në pah anët më të errëta (dhe pak të përhapura) të vudusë, duke i përzierë me besëtytni të tjera dhe yshtje, për arsye të “skenës”. Po çfarë thotë vërtetë kjo fe e lashtë?

 

VDEKJA ESHTE NJE KALIM – “Vuduistët” thonë se ekzistojnë dy botë të ndërlidhura mes tyre: e dukshmja dhe e padukshmja. Vdekja na ndan nga bota e padukshme, ku paraardhësit tanë rrinë zgjuar dhe na vështrojnë. Nuk është rastësi që vudu (ose voodoo, vudou etj) do të thotë “shpirt”, “hyjni”.

SHENJTE DHE PRIFTERESHA – Pjesa më e madhe e atyre që praktikojnë vudunë, beson në një qenie supreme, si dhe në disa shpirtëra më të vegjël, “loa”-të, që në disa raste janë bashkuar me shenjtë katolikë pas takimit me kristianizmin europian. Rasti më i famshëm është ai i Papa Legba, gardiani i kalimit mes botës së të gjallëve dhe mbretërive të tjera, që shpesh herë identifikohet me Shën Pjetrin. Për të komunikuar me “loa”-të, vudutë përdorin lutjen, flijimin e kafshëve, tamburin, vallëzimet. Priftërinjtë (ourgan) dhe mbi të gjitha priftëreshat (mambo) në foto, mbajnë marrëdhëniet mes shpirtërave dhe komunitetit. Në foton sipër, pranë qytetit mbretëror të Abomeyt në Benin, djepi i fesë vudu, katër fillestare (Vodunsis) pozojnë për fotografët përpara fasadës së dekoruar të konventës. “Vodunsis” për dy vite me radhë konsakrohen, mësojnë ritet dhe më pas i kthehen jetës normale.

 

PREJ KU VJEN DHE KU ESHTE PERHAPUR – Besimi Vudu është përhapur në Afrikën Perëndimore, Haiti dhe Luiziana (SHBA). Gjurmë të tij gjenden edhe në vende ku një herë e një kohë jetonin skllevërit e ardhur nga Afrika perëndimore, si Kuba, Brazili, Porto Riko, dhe Republika Dominikane. Në Haiti është i mbrojtur nga Kushtetuta, qysh prej vitit 1987.

S’KA KUKULLA – Kukullat Vudu, shpesh herë të fabrikuara për të transferuar një mallkim mbi cilindo, burojnë nga një lloj magjie popullore afrikane me emrin hoodoo (që nuk ka aspak të bëjë me fenë). Janë të përbëra nga misri, patate, bimë të tjera, argjilë dhe stof. Por pjesa më e madhe e priftërnjve Vudu nuk i përdor. Në fotografi ndodhet një kukull vudu terakote, që ruhet në Luvër në Paris.

EKSTAZE PER T’U SHERUAR – Në qendër të Vudu është shërimi i të sëmurëve: përdoren barëra dhe thirrja e Ioa, në ceremoni të gjata ritualesh gjatë të cilave, në një kulm të kërcimeve dhe këngëve, i devotshmi apo të devotshmit arrijnë një gjendje ekstaze duke u identifikuar me shpirtin e thirrur.

 

 

 

 

 

 

Kthehu