• |
ide | kryesore

Linja kozmetike e Rihannës në telashe, sulmohet nga rivalet (FOTO)

Arkiva, Paparazzi



‘Fenty Beaty’ linja kozmetike e Rihannes lançoi me 8 shtator 40 nuanca të ndryshme, duke e trajtuar si ofertën më të madhe të bërë deri tani.
Pas kësaj, “Make Up For Ever” vuri në shënjestër “Fenty Beaty” duke shkruar ; “ 40 nuanca nuk janë asgjë e re për ne’. “Make Up For Ever” e bëri këtë pasi u frikësua se linja e re kozmetike e këngëtares nga Barbadosi, do ta bënte të falimentonte. “Make up For Ever” u themelua në vitin 1984 dhe që nga viti 2015 nxori në shitje 40 nuanca të ndryshme fondotine duke u përshtatur tonit unik të lëkurës. “Me ekspertizë, kohë dhe pasion, e do të vazhdojmë të zhvillojmë dhe përmirësojmë produktet tona për ju, për të gjithë”, shkruajtën ata duke sulmuar Rihanna-n.
Në mbrojtje këngëtares i dolën fansat të cilët i kthyen përgjigje kësaj linje kozmetike duke i thënë se ende shumë prej përdoruesve të tyre, iu duhet të përziejnë dy ngjyra të ndryshme për të arritur tonin e përshtatshëm me fytyrën e tyre. Madje edhe vetë Rihanna ka komentuar në postimin e tyre. “Akoma në hije. E shokuar”, shkruan 29 vjeçarja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *