Këngëtarja e nisi karrierën muzikore në Shqipëri dhe pas një periudhe goxha të gjatë mungese , po kërkon të futet në tregun muzikor amerikan.
Siç shihet edhe nga postimet e këngëtares në Instagram, Anxhelina duket se bën një jetë luksoze, me festa e pushime, por kush ja paguan shpenzimet?
Përgjigjen e kësaj pyetje na i tregon vetë Anxhelina e cila në një intervistë për “Thumb”, u shpreh: “Për momentin mami është burimi kryesor. Të gjithë kur shohim njerëz të tillë në Instagram, themi “ua, çfarë jete”, por edhe ne kemi ato vështirësitë. Në Instagram paraqesim momentet më të mira, më të lumtura që dukemi më mirë, por nuk është gjithmonë ashtu normalisht”.