• |
ide | kryesore

Detajet/ Vrasja e dyfishtë në Gjirokastër, shkak një mur ndarës me dërrasa

Arkiva, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër në orët e para të ditës së sotme. Burime për Lapsi.al bëjnë me dije se Apostos Kosta ka vrarë, 2 persona Afërdita dhe Aleks Kosta, burrë e grua dhe më pas ka qëlluar edhe veten. Mësohet se autori ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Bëhet me dije se autori dhe viktima janë të afërm dhe shkaku i ngjarjes ka qenë një mur ndarës për të cilin kanë qenë në gjyq.

Informacioni i policisë:

Policia mori njoftim se rreth orës 07:25, në lagjen Palorto, Gjirokastër ka patur të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanstatuan se shtetasi Apostol Kosta është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë zjarri mbi shtetasit A.K, 66 vjeç dhe A.K, 49 vjeçe (bashkëshortë).
Për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit A.K dhe A.K, ndërsa autori ka tentuar të kryej vetvrasje. Ai ndodhet i plagosur në spital në gjendje të rënde.
Dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkaqe pronësie.
Në vend kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *