• |
ide | kryesore

Tahiri merret në pyetje për Habilajt, përgjimet dhe trafikun e drogës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ditë pas kontrollit në banesë, Saimir Tahiri u thirr në prokurori për t’u marrë në pyetje për akuzat për trafik narkotikësh, korrupsion pasiv dhe pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal të Habilajve.
Për prokurorët, Saimir Tahiri duhet të ishte në qeli sot, por vota e Partisë Socialiste e mbrojti ish ministrin nga prangat.


Gjithsesi hetimet për Tahirin do të vazhdojnë dhe me ardhjen e përgjimeve të prokurorisë së Katanias, pozita e tij është rënduar.
Për 4 vite me radhë, Habilajt kanë trafikuar drejt Italisë drogë dhe armë me vlerë rreth 200 milion euro. Hetuesit e akuzojnë ish ministrin se ai garantoi paprekshmërinë e bandës, duke përfituar para nga aktiviteti i tyre kriminal. Lidhjet mes Tahirit dhe Habilajve janë zbuluar 4 vite më parë kur ai tha se i shiti makinën Audi, të cilën vazhdonte ta përdorte kur kishte nevojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *