• |
ide | kryesore

Selena ndahet me The Weeknd, kalon natën me Justin (FOTO)

Paparazzi, Slider



 Gjatë fundjavës Justin Bieber dhe Selena Gomez nisën të shoqërohen sërish, megjithatë bëhej fjalë për diçka tërësisht shoqërore.

Dy ish-të dashuruarit fillimisht kaluan kohë me miq të përbashkët, pastaj kaluan të gjithë ditën bashkë, derisa të hënën mësuam se Selena dhe The Weeknd janë ndarë. Justin është fotografuar duke dalë nga shtëpia e Gomez, veshur me të njëjtën bluzë të një nate më parë. Fotot vijnë menjëherë pasi revista ‘People’ shkruante se Selena dhe The Weeknd kanë qenë në një krizë prej disa muajsh, qëkur reperi kanadez ka nisur turin dhe ajo është angazhuar në një film të Woody Allen. Justin dhe Abel nuk e kanë pëlqyer asnjëherë njëri-tjetrin, madje nuk i kanë shmangur as komentet ironizuese dhe tallëse gjatë kësaj kohe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *