• |
ide | kryesore

Gwyneth Paltrow fejohet me Brad Falchuk

Paparazzi



Gwyneth Paltrow është fejuar me Brad Falchuk pas më shumë se tre vitesh lidhje. Aktorja 48-vjeçare është takuar me krijuesin e “Glee” gjatë xhirimeve të një filmi në 2014-ën por e kanë mbajtur sekret lidhjen e tyre deri në shtatorin e 2015-ës.

Një burim ka thënë për “US Weekly”: “Ata të dy e dinin se kjo gjë do të ndodhte së shpejti por nuk ka qënë ndonjë ngjarje e madhe duke qënë se të dy ata kanë qënë të martuar për një kohë të gjatë më parë. Nuk e kanë patur me nxitim”.

Sipas gazetës, çifti i lumtur ka preferuar ta mbajë sekret lajmin e bukur por sipas një burimi pranë çiftit, aktorja fituese e çmimit Oscar pritet ta publikojë këtë lajm në uebsajtin e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *