• |
ide | kryesore

Takimi i The Weeknd dhe Katy Parry hakmarrje ndaj Selena Gomez

Paparazzi



Pak ditë pas ndarjes së Selena Gomez me këngëtarin kanadez The Weeknd, ky i fundit është parë duke ngrënë një darkë romantike me Katy Perry-in.

Mund t’ju duket diçka normale, fundja përse jo kur të dy janë beqarë, por nuk është kështu siç duket. Kjo darkë është një hakmarrje e pastër nga ana e Katy-it për Selenën. 25-vjeçarja është “kapur mat” nga Katy një mbrëmje në muajin maj, teksa ajo ishte duke u përqafuar në një klub me të dashurin e saj, Orlando Bloom.
Kjo gjë sigurisht nuk i ka pëlqyer 33-vjeçares, e cila siç duket nuk e paska harruar këtë episod dhe menjëherë kur i është dhënë rasti, u “hakmorr”. “Hakmarrja shërbehet e ftohtë”, jo më kot është kjo shprehje, e cila gjen shumë vend në një situatë të tillë. Fansat e kanë kritikuar Katy Perry-in për këtë veprim, por edhe The Weeknd, i cili e ka humbur paksa atë imazhin e djalit të mirë që kishte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *