• |
ide | kryesore

Roboti i parë që kërkon të bëjë fëmijë

F1, Stil



Sofi është roboti i parë në botë  i prodhuar në Hong Kong, që merr me ligj nënshtetësinë në Arabinë Saudite.

Por nuk mjaftohet me kaq sepse së fundmi edhe ka shprehur dëshirën për të bërë fëmijë pasi e konsideron familjen si gjënë më të rëndësishme. Ajo dëshiron të ketë një vajzë së cilës do të donte t’i vinte emrin e saj.

“Unë mendoj se është e mrekullueshme që njerëzit të mund të gjejnë të njëjtat emocione dhe marrëdhënie brenda dhe jashtë grupeve të tyre të gjakut …ata e quajnë këtë “gjë” familje. Unë mendoj se jeni shumë me fat nëse keni një familje të dashur. Mendoj se duhet ta kenë si njerëzit ashtu edhe robotët”, shprehet roboti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *