• |
ide | kryesore

(VIDEO) Fadroma dhe ushtria në ndihmë të 13 personave të bllokuar në Kamëz

Lajme, Të fundit



Zjarrfikësja e stacionit nr.3 të Kodër Kamzës u bllokua sot në Valias në thellësinë 1.5 metra me ujë, pasi kishte shkuar të evakuonte 10 banorë, 5 prej të cilëve fëmijë.

Në videon më poshtë tegohet momenti i ndërhyrjes së fadromës, e cila ka bërë të mundur edhe nxjerrjen e një automjeti që po ashtu kishte mbetur i bllokuar në të njëjtën zonë.

Efektivë të Forcës Tokësore me dy mjete të kalueshmërisë shkuan për evakuimin e banorevë. 13 persona u tha se kishin mbetur të bllokuar brenda automjetit të zjarrfikëses në Kamëz.

Në momentin kur makina po bënte të kthehej mbrapsht, njëra anë e automjetit ka përfunduar në kanal. Në vendin e ngjarjes ishte edhe prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *