• |
ide | kryesore

Kim dhe Kaney West në ankth para lindjes së fëmijës nga nëna surrogate

F1, Paparazzi



Familjes së tyre do t’i shtohet një pjesëtar i ri. Dhe nëna surrogate e fëmijës së Kim Kardashian është fotografuar duke shijuar kohën e lirë me miqtë, pasditen e së hënës.
Gruaja e paidentifikuar u shfaq me barkun e saj të rrumbullakosur, ndërsa mësohet se Kim dhe Kanye do të jenë të pranishëm gjatë lindjes së fëmijës.
Flitet gjithashtu se Kim do të lejohet në sallën e operacionit në mënyrë që të jetë e para, e cila do të mbajë në krahë vogëlushen.
“Kim mezi pret të mbajë në krahë vogëlushen. Ajo është shumë nervoze dhe në ankth për lindjen”, tha burimi për “People”.

Ky vendim i papritur i tyre, ka futur në ankth shtatzënën surrogate që mbart fëmijën e Kanye dhe Kim. Edhe pse identiteti i saj nuk është zbuluar, burime për “People” konfirmojnë se ajo nuk e ka takuar kurrë personalisht dyshen e famshme.

Prania e tyre në spital ditën e lindjes e ka vënë atë në siklet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *