• |
ide | kryesore

Manjola Nallbani: E dija fituesin e këngës 20 ditë përpara

F1, Paparazzi
Edhe këtë vit, fituesi i Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar ka kaluar me polemika.

Eugent Bushpepa do të na përfaqësojë në skenën e Eurosongut në Maj të vitit të ardhshëm dhe kjo gjë per Manjola Nallbani ka qenë e ditur 20 ditë para përfundimit të festivalit.


Në një status të gjatë në Instagram, Manjola është shprehur e penduar për rikthimin e saj ë FiK, ku fituesi ishte i ditur që prej 20 ditëve para natës finale dhe mbi të gjitha, ajo akoma nuk ka një informacion se në ç’vend është renditur.


“Arsyeja kryesore pse po shkruaj pas festivalit është të falenderoj me gjithë shpirt publikun, që më dha aq dashuri dhe mbështetje, duke qenë e vetmja rrugë që u kthye në 2 netët e konkurrimit”, – shkruan Nallbani. “Fundja, ky është qëllimi i gjithë karrierës sime, që t’ju jap emocione të bukura përmes zërit dhe shpirtit tim. Nuk kam asgjë me fituesin sepse Eugenti është këngëtar shumë i mirë e kënga ishte e bukur, po një gjë nuk kuptova: po kaq këngë të mira ishin edhe të Elton Dedës, Mariza Ikonomit, Redon Makashit e ndonjë tjetër, por për asnjë nga këto nuk kisha dëgjuar që do ishin fitues që para 20 ditësh si për fituesin aktual” shkruajti Manjola.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu