• |
ide | kryesore

Luiz Ejlli: Problemi me Krastën ka qenë që në fillimet e mia

Paparazzi, Slider



Pak ditë më parë ka përfunduar Festivali i këngës në RTSH në të cili Ejlli u prezantua me një bashkëpunim me Rezarta Smajën. Ai ishte një nga artistët që i shprehu hapur pakënaqësitë e tij, duke treguar përplasjen e tij me moderatorin Adi Krasta i cili nuk ja tha disa herë emrin në prezantimin e këngës. I ftuar në” Dasara Radio Show”  Luizi ka shpjeguar fillesat e ‘problemit’ mes tyre që në talent show-n “Ethet”, ku Luizi ishte konkurent dhe Adi prezantues. Ejlli ka vijuar duke treguar se si Krasta nuk e ka përmendur emrin e tij gjatë prezantimit të këngës në asnjë prej netëve të festivalit. “Mua nuk më shqetëson fakti që nuk ma tha emrin ai, sepse nuk është se prisja që të ma thoshte emrin ai që të më njihnin njerëzit…por përderisa prezantuesi ka një kontratë me festivalin, dhe po ta marrësh hollë-hollë këngëtarët janë festivali, jo dritat, kamera e skena… ndaj prezantuesi ka për detyrë t’i prezantojë këngëtarët”-ka theksuar artisti.



2 Comments

  1. Fetishizimi absurd,gjithmone te con tek nje lloj pushteti,Krasta,nje mendjemadh,qe megjithese jo pak ja kane “thyer tangerllekun”,perpiqet ta cfrytazoje ate pak gje qe ka ne dore (sa here qe e tolerojne veprimin e tij).Turpi i mbetet adhe atyre qe e ftojne ne keto” ziafete”

  2. Luiz,ne ma bere nje here,faji eshte i joti,por nese ma ben persedyti,faji eshte imi-thote populli.Nese nuk ta permendi emerin,pse dole ne skene?Prezantuesi nuk eshte zot i skenes.duhej t’i kerkoje,inspektorit te skenes,apo udheheqesit artistik te festivalit,te korrigjohej gabimi,ndryshe kenga te kendohet vetem solo.Sidomos kur u perserit edhe naten e dyte,faji eshte teresisht i juaji.mos u” qaj” per per nevleftesimin qe i ke bere vehtes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *