• |
ide | kryesore

Dylan Farrow sulmon Woddy Allen, “Babai im ka abuzuar me mua dhe me shumë të tjera’

F1, Paparazzi, Slider



Një nga emrat më të njohur të Hollywood-it që u akuzua nga një numër i madh aktoresh për ngacmim seksual është edhe regjizori i mirënjohur, Woody Allen.

Paçka se vetë regjizori ka mohuar të gjitha akuzat, vajza e tij, Dylan Farrow është shprehur se i ati ka gënjyer gjatë gjithë kohës dhe vazhdon të gënjejë për këto akuza. “Me kaq shumë njerëz që po thyejnë heshtjen dhe po flasin, e ndiej të nevojshme të ngre edhe unë zërin tim”, – shprehet Farrow. “Unë kam përsëritur për vite të tëra akuzat për babain tim që ngacmon dhe sulmon seksualisht vajza. Dhe gjithmonë jam refuzuar, nuk më kanë dëgjuar apo më keq, jam injoruar.” “Nuk jam aspak e zemëruar me artistët që kanë punuar me tim atë”, – tregon më tej Dylan. “Por ata të gjithë duhet të ngrenë zërin dhe të flasin për padrejtësitë e tim eti”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *