• |
ide | kryesore

Sistemi jashtë funksionit/ Shtyhen lejet e emigrantëve në Greqi

Lajme



Lejet e qëndrimit të emigrantëve do të shtyhen me 5 muaj.

Bëhet fjalë për ata emigrantë që lejet e tyre të qëndrimit kanë skaduar pas 18 dhjetorit të vitit 2017, si dhe atyre që do t’u skadojnë deri më 28 shkurt.

Ky vendim u mor si pasojë e një defekti që nxorri jashtë funksionit sistemin kompjuterik të Ministrisë së Emigracionit. Falë këtij problemi, emigrantët nuk do të mund të rinovonin lejet e qëndrimit dhe rrezikoheshin të përballeshim me probleme të rënda. Kjo pasi kalonin automatikisht në gjendje ilegaliteti.

Nëpërmjet një shkresë, Ministria greke e Emigracionit njoftoi sot pasdite se i ka dërguar parlamentit një amendament për të pranuar këtë kërkesë falë defektit në sistemin e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *