• |
ide | kryesore

Zhytesi olimpik në pritje të fëmijës së parë me bashkëshortin

Paparazzi, Slider



Zhytësi olimpik britanik Tom Daley ka njoftuar se po pret fëmijën e parë me bashkëshortin e tij, regjizorin amerikan Dustin Lance Black.

Ata ndanë lajmin e mrekullueshëm me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Çifti u martua në majin e vitit të kaluar në Devon.

Një zëdhënës i tyre tha për shtypin: “Tom dhe Dustin anë të gëzuar të lajmërojnë se po presi fëmijën e tyre të parë që do vijë në jetë në vitin 2018.”

Çifti ka postuar një fotografi të tyre duke mbajtur një foto të ekos së bebit me mbishkrimin: “Gëzuar Ditën e Shën Valentinit.”

Por ata nuk kanë zbuluar më shumë detaje rreth shtatëzanisë.

Daley, 23 vjeç zbuloi të dashurin me anë të një video në Youtube në vitin 2013 dhe të dy palët njoftuan fejesën e tyre dy vite më vonë. Ai fitoi medalje bronzi në Lojrat Olimpike në Londër dhe Rio de Janeiro.

Black, 43 vjeç fitoi skenarin më origjinal për filmin “Milk” të vitit 2008, i cili u bazua në jetën e aktivistit dhe politikanit për të drejtat e homoseksualëve, Harvey Milk.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *