• |
ide | kryesore

Delegacion i lartë i Koresë së Veriut me gjeneralë e sekretarë niset drejt jugut

Planet



Një delegacion i lartë nga Koreja Veriore, i udhëhequr nga një ish-gjeneral, ka kaluar kufirin në Korenë Jugore për të ndjekur ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pjongçang.

Në mesin e delegacionit është edhe ish-gjenerali, Kim Yong Chol, i cili akuzohet nga Seuli se ka planifikuar fundosjen e një luftanije koreano-jugore, që ka rezultuar me vdekjen e 46 personave.

Kim është ish-udhëheqës i agjencisë së Inteligjencës në Korenë Veriore ndërsa tani është nënkryetar e komitetit qendror të Partisë së Punëtorëve.

Ka pasur spekulime se anëtarët e delegacionit të Koresë Veriore, mund të takohen me delegacionin e Shteteve të Bashkuara, në kuadër të ceremonisë mbyllëse.

Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka Trump, e cila shërben si këshilltare në Shtëpinë e Bardhë, ka arritur në Korenë Jugore për të ndjekur ceremoninë.

Koreja Jugore ka tentuar që përdorë pjesëmarrjen e Koresë Veriore në Lojërat Olimpike Dimërore, si mënyrë për të ulur tensionet në Gadishull.

Koreja Veriore është përballur me kundërshtime ndërkombëtare për testimin e programit bërthamor dhe atij të raketave balistike, duke shkelur rezolutën e Kombeve të Bashkuara.

Më 23 shkurt, Shtetet e Bashkuara e kanë goditur këtë vend me sanksione të reja ndaj 50 anijeve dhe kompanive, për të cilat administrata amerikane ka thënë se po i ndihmojnë Phenianit për të shmangur sanksionet ekzistuese të lidhura me programin e armëve. /REL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *