• |
ide | kryesore

Shoferi i kamionit që u kap me 613 kg kokainë në portin e Durrësit: U çoj miell partizanëve

Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka sekuestruar një sasi rekord kokaine gjatë mbrëmjes së djeshme. Nga të dhënat e para mësohet se droga është gjetur e paketuar brenda një kamioni me banane që do nisej nga porti i Durrësit për në Bari.

Bëhet fjalë për 613 kg kokainë, ndërsa policia ka arrestuar Armando Pezakun dhe Donald Lushajn, si dhe ka shpallur në kërkim edhe pronarin e firmës ‘Arbri Garden’, Arbër Çekajn. Nga të dhënat e para bëhet e ditur, se Armando Pezaku ka qenë personi që drejtonte kamionin në të cilin u zbulua droga.

Në një vëzhgim në profilin e tij në ‘Facebook’, Pezaku shkruan se punon shofer kamioni dhe u çon miell partizanëve. Ndoshta, Pezaku e ka pasur fjalën për kokainën, ku duke pasur parasysh ngjyrën që ka, pagëzohet si “miell”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *