• |
ide | kryesore

Prej 14-të Prillit dokumentari i Elvis Presley transmetohet në “HBO” (Video)

F1, Paparazzi



Më 16 gusht 2017 u celebrua 40-vjetori i vdekjes së mbretit të rokenrollit, Elvis Presley. Në vitin 1977, në Memphis, ai u gjet në agoni nga partnerja Ginger Alden dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku dhe ndërroi jetë, për shkak të një krize kardiake.

Pas disa muajve nga ky përvjetor, vjen “The Searcher”, filmi dokumentar rreth 3 orë, dedikuar Elvis Presleyt. Me regji të Thom Zimny, filmi do të prezantohet në Texas dhe më pas i ndarë në dy episode do të transmetohet nga “HBO”-ja, duke nisur prej 14 prillit.

Dokumentari, që vjen pak muaj nga “The King” i Eugene Jarecki, prodhuar nga Soderbergh e prezantuar në Sundance, tregon mbi jetën dhe karrierën e Presley, që nga rinia deri në regjistrimin e famshëm të “Jungle Room”, i vitit 1976, me imazhe të brendisë së Graceland, intervista të muzikantëve, bashkëpunëtorëve dhe artistëve që e kanë njohur, ose janë ndikuar prej tij; foto e video të papublikuara më parë, si dhe një kolonë zanore e Mike McCready, kitaristi i “Pearl Jam”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *