• |
ide | kryesore

Pas tragjedisë në koncertin e saj, rishfaqet Ariana Grande

Paparazzi, Slider



Ariana Grande dhe i dashuri i saj Mac Miller u shfaqën në festën e Madonna-s të “Oscar”-it, mbrëmjen e së dielës. Ndërsa çifti ka qëndruar larg vëmendjes së publikut për shumë kohë, ata u fotografuan ndërsa arrinin në festë.

Kjo është hera e parë pas 6 muajsh, që Ariana është fotografuar në publik.

Muajin e kaluar, këngëtarja anuloi performancën e saj në “BRIT Awards” në Londër, për shkak të një sëmundjeje dhe nuk i ka përditësuar mediat e saj sociale, që nga dhjetori.

Këngëtarja dukej e mrekullueshme me fustanin e zi të shkurtër dhe çizmet mbi gjunjë. Dhe mund të themi se i shkojnë kaq shumë flokët platin.

Ariana e kaloi pjesën më të madhe të 2017-s nëpër turne, ndërsa u pa për herë të fundit në publik në shtator, kur u shfaq në koncertin në Charlottesville, Virginia.

Ajo kishte parashikuar që të shfaqej në “BRIT Aëards” për të nderuar viktimat e sulmit terrorist, që ndodhi në koncertin e saj në Manchester.

Ndërkohë mësohet se këngëtarja po i futet dhe fushës së aktrimit, me rolin e Elphaba në filmin “Wicked”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *