• |
ide | kryesore

Berisha denoncon konkurset e Ministrisë së Arsimit

Lajme



Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Ministrinë e Arsimit për konkurset fiktive që ajo ka bërë për disa lëvizje në institucionet arsimore. Duke publikuar një mesazh, që Berisha pretendon se ia ka çuar një qytetar, shprehet se shpallja e fitueseve është bërë pa mbaruar konkursi.

Reagimi i Berishës:

Maskarade konkursesh ne Ministrine e Arsimit dhe departamentin e administrates publike!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje zoti Berisha dua te denoncoj skandalin e radhes nga Ministria e Arsimit. U be konkursi per 7 Zyrat Arsimore me numer 1583 konkursi u be ne departamentin e administrates publike u zhvilluan fazat ku radhen e pare per konkurim e kishte levizja paralele. U zhvillua provimi dhe nga levizja paralele nuk dolen kandidat fitues.

Ne date 23 02 2018 dap njofton konkurentet per pranim ne sherbimin civil dhe ne kete konkurim u zhvilluan te gjitha fazat :vleresimi i dosjes, testimi me shkrim dhe intervista me goje.Kur te gjithe konkurentet prisnin pergjigjen e rezultatit nga departamenti i administrates publike i vleresimit te dosjes i testimit me shkrim dhe intervistes me goje vjen email surprize nga departamenti i administrates publike ku thoshte qe eshte anulluar.Kjo gje nuk eshte normale ku ndryshohen rregullat sipas qejfit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *