• |
ide | kryesore

Beyonce përfiton nga uljet e sezonit në Los Angelos

Paparazzi, Slider



Edhe pse është një nga këngëtaret më të paguara në botë dhe ka një pasuri prej 500 milionë dollarësh, Beyonce preferon që të shfrytëzojë uljet sezonale. Ajo është fotografuar në një dyqan në Los Angeles, ku çdo gjë ishte me ulje. Me sa duket, syzet që ajo mbante nuk e kanë ndihmuar për të mos rënë në sy. Këngëtarja nuk i shpëtoi syrit të mprehtë të personave që ndodheshin aty, tw cilët e fotografuan menjëherë.

Beyonce kishte veshur xhinse, një bluzë të lirshme të bardhë me pika të zeza dhe këpucë të larta. Ajo ishte e shoqëruar nga vajza e saj 6-vjeçare, Blue Ivy, dhe i ka çuditur të gjithë ndërkohë që tërhiqte karrocën e mbushur.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja bën blerje në një dyqan me ulje. Ajo u fotografua në një dyqan të tillë në dhjetor, ku kishte bërë blerje për Krishtlindje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *