• |
ide | kryesore

A është ngacmuar seksualisht Dua Lipa

Paparazzi, Slider



Dua Lipa ka folur për ngacmimin seksual, seksizmin dhe fushatën #MeTo, derisa është paraqitur në ballinën e revistës së famshme GQ.Shumë shpejt depërtoi në botën e industrisë muzikore.

Tani Dua Lipa ka treguar se arritja e famës në një yll botërorë nuk ka qenë e lehtë derisa gjatë kësaj rruge ajo ka pasur edhe përvoja interesante me bazë seksizmin.

Këngëtarja 22 vjeçe – e cila së fundmi u shpërblye me dy çmime në Brit Awards – ka treguar për revistën GQ për presionin e të qenit grua në muzikë, e ku bashkë me intervistë kanë ardhur edhe disa fotografi të mahnitshëm të saj.

“Jam me fat që nuk kam përjetuar ndonjë ngacmim të rëndë seksual gjatë kësaj rruge. Por fushata #MeToo është shumë e rëndësishme. E dini, qysh në shkollë, duke u rritur në përqafime apo ndonjë gjë tjetër, është ngulur në kokat tona që djemtë do të jenë djem dhe nuk është lënduese dhe punë e madhe nëse ata na thonë këto gjëra”, ka thënë ajo.

“Ashtu sikurse pëshpërimat, për dikë mund të mos duket shumë, por kjo ndikon në gjendjen e juaj, njerëzit ngacmohen edhe me mënyrën për veshjen”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *