• |
ide | kryesore

Damian Gjiknuri fut në sherr LSI, përveç Haxhinastos të tjerët janë karagjozë

Lajme, Të fundit



Për të rrëzuar akuzat e opozitës kundër taksës së Rrugës së Kombit, Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri kujtoi se të gjitha qeveritë kanë qenë dakort për dhënien me konçension të rrugës. Për këtë ai citoi disa deklarata të Sali Berishës kur ka qenë kryeministër, të Edmond Haxhinastos kur ka qenë ministër, të Sokol Dervishajt, gjithashtu ministër dhe të Ylli Manjanit, kur e përkrahte projektin e konçensionit.

Por Gjiknuri bëri dallimin mes Haxhinastos dhe deputetëve të tjerë që kanë sulmuar qeverinë për taksën e Rrugës së Kombit, duke i quajtur ata karagjozë.

“Përshëndes dhe ministrat kolegë t e LSI që qeverisëm bashkë dhe kanë mbajtur një jashtëzakonisht korrekt dhe unë I përgëzoj për punën e mirë që kanë bërë, ndryshe nga disa kolegë të tjerë të LSI, që sa herë janë në opozitë, dalin bëjnë patriotin. Kur janë në qeveri e mbrojnë patriotizmin e nevojshëm për ta mirëmbajtur këtë rrugë, kur dalin në opozitë, e sulmojnë dhe kjo duket qesharake, një karagjozllëk që i bën qesharakë ato që i thonë.”

Megjithëse Haxhinasto ishte në sallë, Damian Gjiknuri e citoi kur ka thënë: “Mendoj se do të ndjekim një prkatikë botërore. Është e domosdoshme që përdoruesit e rrugës për të marrë një shërbim me cilësi më të lartë duhet të kontribuojnë në mirëmbajtjen e rrugës. Kjo masë nuk është më e lartë se mesatarja e rajonit, është e barabartë me tre apo katër litra karburant”.

Një citim të ngjashëm zgjodhi edhe për Sokol Dervishajn, ish ministrin e transportit. “Është e rendësishme që ky koncenson të fillojë të operojë sa më parë. Është e rëndësishme që rruga të mirëmbahet, mosmirëmbajtja e rrugës nga një investim strategjik e kthen atë në një investim dramatik” ka thënë në atë kohë Dervishaj.

Ndërsa Ylli Manjani sipas Gjiknurit e ka përkrahur konçensionin me këto fjalë: “Nevoja për para për mirëmbajtjen e rrugës është e jashtëzakonshme. Vetëm energjia elektrike e tunelit të Thirrës paguhet sot 500 mijë dollarë në vit. Rruga e kombit nuk ka përfunduar, do edhe 200 milionë euro të tjera”

Ministri i Energjisë tha se rruga e Kombit i ka kushtuar shqiptarëve rreth 1.3 miliard dollarë, por duhen ende 300 milion të tjera për rikonstruksionin e saj.



1 Comment

  1. Ta mbaroje Basha,atij qumeshtorit tja marrin leket qe vodhi edhe te bejne rrugen,perse duhet te paguaje populli ndertimin e rruges kur duhet te perfundonte?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *