• |
ide | kryesore

Kush është vajza që ka bërë për vete Leonardo Di Caprion

Paparazzi, Slider



Leonardo DiCaprio njihet si beqari më i kërkuar i të gjitha kohërave. Më në fund, 43-vjeçari ka dalë publikisht me të dashurën 20-vjeçare, krah për krah, në rrugët e Hollywood-it. I veshur sportiv, aktori është shfaqur me të dashurën e tij, modelen argjentinase Camila Morrone dhe kanë drekuar së bashku.

Çifti nuk po i ruhej vëmendjes së paparacëve dhe u sollën natyrshëm, ndërsa Camila e puthi në shpatull para se të hynin në restorant. Duhet theksuar se stërgjyshi i Camilës është legjenda e Hollywood-it Al Pacino. Leo dhe Camila janë bashkë që prej fillimit të vitit dhe duke marrë parasysh sa diskret është aktori për jetën e tij private, kjo dalje publike tregon se lidhja është shumë serioze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *