• |
ide | kryesore

Tyra Banks pranon ndërhyrjet estetike

Paparazzi, Slider



Tyra Banks është një prej modeleve më të simpatike dhe më unike të gjitha kohëve. Ajo u komentua më së shumti për bukurinë e saj gjatë kohës që ishte pjesë e kastit të jurisë në emisionin e modës më të madh në SHBA, “America Next Topmodel”.
Linjat e saj, ngjyra e lëkurës dhe sytë krijojnë një imazh perfekt të një femre unike dhe si e tillë ajo është një prej personazheve më të komentuar në mediat amerikane e jo vetëm. Flitet se bukuria e saj është rezultat i kirurgjisë plastike dhe implanteve, por ajo i ka mohuar të gjitha këto dhe për të provuar vërtetësinë e saj ajo doli para publikut dhe rrëfeu gjithë të vërtetën.

“Është e vërtet, unë kam ndërhyrje kirurgjikale, por vetëm në fytyrë. Hunda ime është kaq perfekte në saj të operacioneve. Më parë ishte shumë e madhe dhe pa formë, nuk më pëlqente aspak, ndaj vendosa të kryeja ndërhyrje, por vetëm kaq. Hunda ime dhe flokët janë të vetmet gjëra që nuk i kam të miat, pjesa tjetër është në saj të gjeneve që kam të trashëguara” .
Ajo mbetet një ikonë e bukurisë edhe pas thashethemeve dhe pas gjithë këtyre perfeksioneve që shohim përditë, duhet pranuar se edhe gjenet janë një faktor pozitiv.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *