• |
ide | kryesore

Edi Rama tregon kush janë “alpinët” nga veriu që trashëguan toka në bregdet

Lajme, Të fundit



Disa vite më parë gjatë një vizite në fshatrat e Bregut në jug të vendit, Edi Rama foli për disa pronarë nga veriu, që kishin trashëguar toka në bregdet. Por etiketimet asokohe u thanë me tone raciste ndaj veriorëve.

Rama i quajti “alpinë” duke ironizuar me fjalët “detin Jon e kanë parë për herë të parë kur fitoi Saliu pushtetin, për herë të parë në historinë e fisit të tyre”.

Duke marrë shkas nga interpretimet që i janë bërë vendosjes së taksës në rrugën e Kombit dhe që penalizon qytetarët në veri të vendit, Edi Rama risolli në kujtesë fjalët që kishte thënë. Rama tha se kishte pasur në mendje familjen e ish kryeministrit Sali Berisha.

“Unë nuk jam i pagabueshëm dhe me thënë të drejtën e kam të vështirë që të hesht dhe të mos reagoj përpara budallallëkut dhe injorancës dhe kur kto bashkohen bashkë është kulmi. Mbase ndonjëherë mund të them diçka më shumë se ç’duhet, por kurrë asnjëherë nuk kam parasysh asnjë njeri të zakonshëm, që nga Tropoja deri në Konispol. Kurrë! Kurrë! Faji im, që kur thashë “alpinët”, nuk thashë Saliu, vajza, djali, Rrahmani, Rrahmoni, Ahmoni dhe Dermoni që u shfaqën si trashëgimtarë pronash afër detit. Faji im! Thashë “alpinë”, sipas meje një mënyrë ironike për t’i rënë derës që do të dëgjojë, por ajo derë nuk do të dëgjojë dhe ajo derë ka vetëm një trokitje që i bën derman: Drejtësinë! Nuk po e zgjas më tutje për ta, por të jeni të bindur të shikoni në dritën e diellit se çfarë i shtyn ata të dalin atje, të nxisin zjarr e kaos. Çfarë e shtyn Lala Gjonin dhe Maçokun me çizme!” u shpreh Rama në parlament. 



2 Comments

  1. Po te keni lexuar komentet gjate ketyre dy tre javeve, naj 2-3 here ka shkruar dhe nje komentues ,mbrojtes i flakte i takses, dhe me nje fjalor shume rracist ndaj verioreve, ai shpesh perdorte fjalen ‘alpin” per verioret. Te kene qene valle Edi Rama duke komentuar, apo thjeshte rastesi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *