• |
ide | kryesore

Raikkonen i thyen këmbën mekanikut në Pit Stop – VIDEO

Sport



Një incident vërtetë i frikshëm ka ndodhur në skuderinë Ferrari, gjatë garës së sotme në Bahrein, e cila u fitua nga gjermani Sebastian Vettel.

Piloti finlandez i kokëkuqes, Kimi Raikkonen u fut në Pit Stop, për të kryer ndërrimin e gomave, por nxitimi në dalje bëri që të përplaste njërin prej mekanikëve, duke i thyer këmbën.

Gara e Raikkonen nuk shkoi aspak mirë, pasi u detyrua ta braktisë atë në xhiron e 36-të, menjëherë pas incidentit në bokse duke mos dalë nga Pit Stop. Nga sa dallohet në pamje filmike, nga makina e Raikkonen ka dal tym, çka ka ardhur si pasojë e mos zëvendësimit të mirë të një prej gomave.

http://www.dailymotion.com/video/x6hibja



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *