• |
ide | kryesore

Justin irriton fansat me këtë gjest (Foto)

Paparazzi, Slider



Nuk është një sekret që Justin Bieber nuk është edhe aq i sjellshëm me fansat e tij. Këngëtari e ka deklaruar publikisht që nuk dëshiron shumë kontakt me fansat, pasi kur ata vijnë drejt tij për foto, ai ndihet si në një kopësht zoologjik. Justin ka zhgënjyer një tjetër fanse, e cila me dëshirën e mirë i është afruar t`i japë një dhuratë.

Këngëtari ishte duke u stërvitur në një studio çiklizmi, ndërsa adhuruesja e priste në parking pranë makinës së tij. Fansja e entuziazmuar mbante në dorë dhuratën dhe një lule të kuqe, teksa ai i afrohej makinës. Justin e ka refuzuar dhuratën, por ajo ka këmbëngulur. Ata shkëmbyen disa fjalë teksa ai përpiqej të futej në makinë, fansja bëri edhe një përpjekje të fundit, por nuk ia doli, ndërsa Justin u largua me makinën e tij. Në fotografitë e shkrepura nga paparacët shihet qartë insistimi i fanses teksa këngëtari i shmanget.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *