• |
ide | kryesore

Emina Cunmulaj zbulon sekretin,gjinia e bebit mister deri kur të lind

Paparazzi, Slider



Modelja është në pritje të fëmijës së saj të dytë, për të cilin është ngjallur një kuriozitet i madh në lidhje me gjininë. Eminës i kanë mbetur vetëm pak javë nga lindja e bebit dhe ajo akoma nuk ka zbuluar asnjë detaj për gjininë e tij.

Por duket se as ajo vetë dhe as bashkëshorti i saj nuk e dinë dhe kanë vendosur që ta marrin vesh ditën kur ai/ajo të vijë në jetë. Këtë na e ka treguar Emina në një koment ku i është përgjigjur pyetjeve të shumta që i vijnë nga fansat e saj.“Nuk e dimë gjininë. Unë dhe bashkëshorti kemi vendosur që ta mësojmë këtë ditën që do të lindë. Nuk është aq e thjeshtë por për ne e rëndësishme është që të jetë fëmijë i shëndetshëm.”

Edhe pse ajo e ka një vajzë bukuroshe me emrin Ella Faria, duket se ka dëshirë të madhe të ketë edhe një vajzë të dytë, sepse siç shprehet ajo vajzat janë lumturia e prindërve, pasi djali ikën me nusen ndërsa vajza nuk i lë kurrë vetëm prindërit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *