• |
ide | kryesore

Beyonce frymëzimi më i madh i Elvana Gjatës, acarohen fansat (Video)

Paparazzi, Slider
elvana-gjata-750x445.jpg



Beyonce duket se është frymëzimi më i madh i Elvana Gjatës. Dalim në këtë përfundim pasi shohim këto detaje: Beyonce e titulloj albumin “4” pasi shumë ngjarje dhe ndodhi në jetën e saj lidheshin me këtë numër. Elvana Gjata e titulloi albumin  “3” për po të njëjtat arsye të përmendura më sipër. Por përveç kësaj edhe skenari i albumit të këngëtares shqiptare kishte një ngjashmëri të frikshme me atë të yllit botëror. Kjo u komentua shumë në rrjetet sociale, fansat  i komentonin të ishte vetëvetja ndërsa disa të tjerë arritën ta kthenin videon e albumit në një video humoristike. Por nuk mbaron me kaq, Elvana do të performojë në një nga klubet e Zvicrës mbrëmjen e sotme dhe për këtë ka publikuar një video në “Instagram” ku bën disa mimika qesharake. Kaq ka mjaftuar dhe komentuesit e kanë “kryqëzur” Elvanën, duke i thënë të ndalonte së kopjuari Beyonce.

“Pse duhet të kopjosh çdo gjë që Beyonce bën?”, “Boll u mundove të bësh si Beyonce”, “Pse smund të jeshë vetja”, këto janë disa nga komentet ndër shumë të tjera në postimin e Elvanës.

Tonight @avalonclubluzern

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *