• |
ide | kryesore

Nisma e PD-së, Basha: Ligj në Kuvend për ndalimin e simboleve të komunizmit

Lajme, Të fundit



PD është e angazhuar të çojë në Parlament një ligj për ndalimin e simboleve të komunizmit, tha kreu i opozitës Lulzim Basha në nderimet e tij para monumentit Nënë Shqipëri.

PD është e angazhuar të çoj në Parlament ligjin për ndalimin e simboleve të komunizmit, dekomunistizimin e Shqipërisë,për të bërë të qartë se kurrë më nuk do të pranojmë rikthimin e të shkuarës së përgjakshme dhe të dhimbshme për të cilën shqiptarët kanë paguar çmimin më të shtrenjtë në Europë dhe kjo do të nisë me ndalimin e simboleve të komunizmit dhe portretit të gjakatarit Enver Hoxha. Sot është dita t’i kujtojmë njëri-tjetrit se liria fitohet e mbrohet çdo ditë. Është dita për t’i kujtuar njëri-tjetrit, se liria fitohet dhe mbrohet çdo ditë. Se ditën që nuk luftojmë më për liri rrezikojmë ta humbim atë. Ndaj dhe thirrja ime sot është të vazhdojmë ditë për ditë betejën tonë për lirinë e kërcënuar nga diktatura dhe tirania e krimit, autokracia që shkel ligjin për interesa private dhe personale të pushtetit, liria nga tirania e varfërisë, korrupsionit që zhvat dhe shkatërron pasuritë e vendit”, – tha ai.



4 Comments

  1. O Bashe! Na ndave ne katersh me antikomunizmin tend! Pika ty, qe te genjen mendja, se ne do ta hajme, se eshte e besueshme PD ne antikomunizmin e saj. Ma i besueshem eshte spijuni i sigurimit, Fari Balliu ne antkimunizmin e tij, se sa ti! Meqe te haka meraku per simbolet komuniste, a e ke biseduar me Moniken kete hall?

  2. Ky nis nje gje, e le me mes, dhe filllon tjetren. Kot sa del ne TV se eshte bere i pabesueshem.

    Nisi protestat per traun, i la pergjysem. Pastaj thote per 2 jave do jap fakte pee korrupsionin, dhe harron.

  3. Brabo Basha me keto pune merru ti se popullit po i rruhet shume per simbolet e komunizmit .. Hajde fyell hajde.

    Ore po ajo levizja e mosbindjes civile ku shkoi ???? si perfundoi ajo pune ??? Sikur dole dhe i re gjoksit me te madhe se KESAJ RADHE RAMA ESHTE I RREZUAR.. kurse ai padroni jot bertiti me te madhe ‘ RAMA TE GJEJE VRIME DHE TE FUTET’…..

    ku shkuan tere ato hakerrime, perbetime, ngritje zeri.. do ti bejme kete e do ti bejme ate ??? Ne fund te fundit MUTIN I HENGERT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *