• |
ide | kryesore

Johnny Depp: Femrat ruse kanë karakteristika të veçanta

Paparazzi, Slider



Gjatë një vizite në kryeqytetin rus të Moskës, ku ka arritur në kuadër të turneut të famshëm të Hollywood Vampires, Johnny Depp tha se i pëlqejnë femrat nga Rusia.

Aktori hollivudian ka pohuar se ruset kanë veçori të veçanta dhe pranon që e tërheqin shkaku i pamjes së tyre paksa sllovene.

Ylli që muaj më parë ishte shpallur nga revista “People” si mashkulli më i pashëm në botë tha se vajzat ruse në sytë e tyre bartin njëmijë vjet kulturë, e cila thuhet se po i pëlqen edhe shumë.

Depp ka vizituar qendrën kulturore Vladimir Majakovski dhe fotografoi pranë statujës së Josif Stalinit në Sheshin e Kuq.

Rokeri me bendin Hollywood Vampires do të mbajë një koncert në Shën Peterburg së bashku me këngëtarin Alisom Kuper dhe kitaristin e bendit, “Aerosmith”, John Perry.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *