• |
ide | kryesore

Gjendet i vetëvarur në banesë 44-vjeçari në Prrenjas, dyshimet e para të policisë

Lajme, Të fundit



Një 44-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në Prrenjas. Sipas policisë, ditën e sotme në fshatin “Farret” Njësia Administrative Stravaj, është vetëvarur me litar në banesën e tij shtetasi me iniciale L. V., 44 vjeç.

Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur 44-vjeçarin të vdekur dhe më pas kanë njoftuar policinë. Nga dëshmitë paraprake të tyre rezulton se viktima vuante nga depresioni. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *