• |
ide | kryesore

Persona të pa identifikuar sulmojnë me granatë banesa e një ish-polici në Shkodër (Emri)

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër ku në shënjestër ishte një ish-efektiv policie.

Mësohet se banesa e ish-efektivit Shqyri Çela është sulmuar me granatë duke shkaktuar panik në të gjithën zonën.

Ngjarja ka ndodhur në 03:00 të natës në lagjen ‘Rus’. Deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale.

Janë thyer vetëm xhamat e banësës së Çelës. Ky i fundit ka qenë vetëm në shtëpi kur ndodhi ngjarja.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për ndonjë konflikt të mundshëm



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *