• |
ide | kryesore

Rama e paralajmëroi/ Mbrojtja për Fatmir Xhafajn vjen nga ambasada amerikane

Kryesore



Në fjalimin e parë që Edi Rama mbajti për skandalin e vëllezërve Xhafaj, u duk sikur ai manovroi në mënyrë hileqare nga përgjegjësia si kryeministër, duke përdorur emrin e Donald Lusë për alibi. Sapo ishte publikuar dënimi me 7 vjet e 2 muaj burg për Agron Xhafajn. Akuzave të opozitës se vëllai i ministrit ende vazhdonte aktivitetin kriminal, Rama i vuri përballë heshtjen e ambasadës amerikane.

Tërheqjen në lojë të amerikanëve, Rama e bëri krejt i shpenguar dhe ironik, herë duke e etiketuar ambasadorin si “protagonisti i jetës tonë publike”, herë si “njohësi i kudondodhur i të gjithë proceseve tona për të vënë drejtësi në këtë vend”.

“Si ka mundësi? Si ka mundësi, që ndërkohë që shpërtheu ky zbulim sensacional, ambasdori amerikan nuk iu referua hiç këtij fakti kaq tronditës” shprehej shefi i qeverisë, me një llogjikë që gati gati vendoste ambasadën amerikane përballë akuzave të opozitës.

Donald Lu nuk e la pa përgjigje kryeministrin, por gjithsesi nuk mbajti qëndrim për thelbin e çështjes.

“Edi Rama të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. SHBA po shqyrton akuzat për vëllain e Fatmir Xhafës” ishte mesazhi steril që ambasada amerikane shpërndau në media.

Mesazhi i ambasadorit amerikan nuk e rrëzoi tentativën tinzare Rama la të kuptohej në parlament, se Fatmir Xhafaj kishte mbështetjen e ambasadës amerikane dhe përballë saj, jo vetëm faktet dhe zbulimet e PD-së nuk kishin vlerë, por edhe ai vetë ishte i limituar.

Madje qëndrimi i Ramës për çështjen Xhafaj u lëkundën fort 4 ditë më pas, kur doli në media përgjimi i skafistit Albert Veliu. Për herë të parë dhe të vetme, Partia Socialiste nuk e përjashtoi mundësinë që personi tjetër në audiopërgjim të ishte Agron Xhafaj. Taulant Balla (aspirant për Ministër i Brendshëm) përmendi implikimin moral të Xhafajt, duke dhënë idenë se PS po e lëshonte edhe njëherë ministrin brendshëm.

“Nëse do të ishte e vërtete atëherë kemi të bëjmë me një provë që implikon penalisht vëllanë e ministrit dhe moralisht këtë të fundit” ishte shprehja që përdori Taulant Balla në konferencë.

Por siç tregoi koha, deklarata ishte vetëm një devijim i momentit. Një ekspertizë sekrete, të cilën e konfirmojnë vetëm Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj dhe që opozita e quan “ekspertiza e Surrelit” u tha se ishte provë që audio-përgjimi i Albert Veliut ishte fals dhe si i tillë nuk e implikonte Ministrin e Brendshëm.

Rama u kujdes të saktësojë se kjo ekspertizë ishte bërë thjesht për kuriozitet dhe si e tillë nuk e pengonte hetimin e prokurorisë, por mjaftonte për të mos e shkarkuar Xhafajn nga detyra.

Por këtë të enjte, në një klimë të trazuar politike, kur emri i Fatmir Xhafajt sipas opozitës është sinonim i krimit dhe i drogës, ambasadori Donald Lu vizitoi zyrën e ministrit dhe i shprehu hapur mbështetjen e tij.

Në njoftimin që shpërndau ministria thuhet se: “Ambasadori Lu inkurajoi Ministrin Xhafaj dhe Policinë e Shtetit, për të vijuar edhe më me intensitet përpjekjet për më shumë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar, pasi kjo sipas tij, është ajo çka qytetarët presin sot më shumë se çdo herë tjetër, nga Policia e Shtetit.
Ai konfirmoi edhe njëherë mbështetjen dhe asistencën e SHBA-ve dhe Agjencive ligj zbatuese, për thellimin e rezultateve të deritanishme”.

Madje Donald Lu bëri edhe një veprim teatral, kur e ftoi ministrin të hipte në makinën e ambasadës, pasi të dy ishin nisur në ambjentet e Task Forcës Speciale. Gjesti simbolik jo rastësisht u krye ndërsa kamerat e televizioneve i filmonin të dy duke ecur bashkë.

Fjalët dhe veprimet e Lu nuk lënë vend për keqkuptime. Duket se është konfirmuar plotësisht ajo që flitej nën zë, se Fatmir Xhafaj pati mbështetjen direkte të ambasadës amerikane dhe më shumë se Rama, e mbajti në detyrë miku i tij amerikan.©Lapsi.al

 



18 Comments

  1. Nese SH BA eshte ne krah te droges atehere ta dhefsha mun Ameriken me demokracin qe ka ta ngjes edhe kete Derrr Lune

  2. Lu i ka ber armiqt e usa te flasin me vete. Basha nuk di me ca te bej, sala ka pjerdh me koh. I vetmi qe mban lart flamurin e pd eshte ARI. Forca ari. Ari bej nje parti e sigurt qe do fitosh. Edhe emrin e partis e ke gati, veri nje K para emrit tend dhe do kesh sukses. Kurse sllogani i partis do jet, ME K-ARIN DEMOKRATCIA DO LULEZOJ.

  3. ska logjike normale qe beson se usa perkrah organizaten heroina-hashash me masken ps.
    kujdes,se rama perdore kode e karta diferente per ta montuar rrrenat e gejeshtrat.
    Ra ne ps ka muajte e numruara dhe ka me dhene llogari per dhjetra tona trafi droge,edhe para gnykatave evropiane.
    rama per evropian shifet si nje sulltan e vogel,dhe duhet tretmant atekuat per tja thyer brinat.

  4. ambasadori u takua me nje minister ne detyre, dhe me shume djallezi tha se po pret perfundimin e hetimeve te “pavarura”. Amerika ka teorine mbaje mikun afer ndersa armikun dhe me afer, prandajj mos u nxitoni ne konkluzione. Skini pare gje akoma

    1. nja 2 komentues ketu do te shkruanin ‘ Fshati qe duket nuk do kallauz’ …

      Dhe kjo puna e Xhafaj , nuk do shume mend. Amerikanet e zgjodhen qe ne fillim si njeri te ndershem ( dhe ashtu eshte) . Ai eshte njeriu me i ndershem ne tere ate kope uqerish ne partine socialiste.

      Kurse ulerimat dhe qyrravitjet e opozites me qellim qe te heqin Xhafaj bien ne vesh te shurdhur se ju ka dale boja sot e 27 vite.

        1. Ne fakt, ti qe nga emri qe ke zgjedhur dukesh tamam kelysh kurve hahahaha. Fundja ju shpellaret keshtu jeni te gjithe….

  5. Edhe sajen e qorrit ky Lu-ja qe (nuk) luan e mbeshteti ne fillim, por ne fund i futi shpatllen. Te presim edhe pak (jave) jo me shume se 6-te dhe do ta shohim qe Lu-ja qe nuk luan nga istikami do beje autokritike! Do ti rrasi pataten dhe te nxehte bile-s. Jeni shume katunare te gjithe per ti njoft amerikanski-t.

  6. Nuk njihet në historinë disa shekullore të demokracisë amerikane ndonjë qeveri e SHBA që të ketë përkrahur kriminelë të diktaturave komuniste. Mund të ketë passur edhe ndonjë president e ndonjë nga qindra ambasadorët me bindje të majta, ose edhe ndonjë burrokrat të korruptuar, por sistemi i përgjithshëm demokratik politik i SHBA, ka qenë gjithmonë në papajtueshmëri me sistemet diktatoriale, qoftë naziste e qoftë komuniste.
    I përket tjetërkujt që të bëjë analizën e punës që ka bërë ambasadori amerikan Lu si përfaqësues i SHBA në Shqipëri, por sa i takon qëndrimit ndaj Xhafës, një ish hetues i sigurimit të diktaturës enveriste, edhe pa këtë historinë kompromentuese të vëllait të tij trafikant, kam përshtypjen se me këtë qëndrim, ai e ka lëkundur me ose pa dashje konsideratën e dhjetra mijë shqiptarëve që u persekutuan vëtëm se shihni tek SHBA tempullin e demokracisë e armikun e diktaturave komuniste.

  7. ” I kam djemte shume te menqur” -lavdrohej nje baba.Njeri e kupton punen pasi te behet e tjetri as atehere jo”. Mua me vjen mire qe Lapsi e ka kuptuar por duhet Shkullaku te ju angllatise edhe Bashes dhe injoranteve te tij.Keni verejte se Salihu nuk e ka permende deri sot” babalen” .U bene gazi botes me keta deputetet e ri te Bashes:Salianji,Klevis Balliau,Agron Shehaj,Grida Duma,Enkeljd Alibeu,Myslim Murrizi dhe ua shton ketyre Flamur NOken,Gent Strazimirin,Albana Vokshin,Aldo Bumqin kur i degjon njeriu keta ne kuvend dhe neper debate dhe i krahason me Jozefina Topallin ,Astrit Patosin, Majlinda Bregun,Ridvan Boden,Arben Imamin,Genc Rulin,Myqerem Tadain,Eduard Halimin,Bedri Hoxhen etj.Atehere e kupton se sa poshte ka ra PD-ja.Kjo ne fakt deshmon edhe koeficentin e inteligjences se atij qe i zgjodhi .P ku mund te fitoje zgjedhje Lulzim Basha me keta injorante e zhurmaxhinje te pa vkere as intelekt te cilet i largojne edhe militantet me te flakte.Besoni se sa te jete Luli kryetar parije Rama ie ka te sigurte fitoren.

  8. O “demokrati i vërtetë” !
    Përmbi paragjykimet kontradiktore e të pamotivuara me asnjë fakt për emrat që përmend ti, një gjë duhet ta kesh të kjartë se uji i ndenjur qelbet.
    Për PS që doli nga PPSH, as mund të bëhet fjalë se duke vëne bijtë e kriminelëve të diktaturës në krye të partisë e në qeveri, paskej ardhur “uj i pastër”
    Por ama për partinë demokratike që erdhi si forca e parë politike kundërshtare e PPSH, pa ndonjë eksperiencë të organizimit politik e pa eksperiencë qeverisëse, ishte e pashmangëshme qe tek ajo të depërtonin edhe personazhe të dyshimta me formim shkollor të kohës së qoftëlargut.
    Për fillimet e demokracisë, ishte pra e pranueshme që kryesimin e PD ta bënin gazetarë si Patozi apo Bregu apo aktorë si Imami e ekonomistë si Pashko e Bode.
    Por kanë kaluar gati 30 vite nga ajo kohë e sot në Shqipëri është krjuar një brez i ri demokratësh me profesione si juristë, ekonomistë apo sociologë me formim europerëndimor.
    Nuk është e mundur që një shtet modern demokratik të drejtohet nga piktorë, aktorë, gazetarë apo shkrimtarë por qeverisja kërkon profesionet e ekonomistit, juristit e sociologut.
    E kuptoi këtë shkrimtari çek Havel e ndonëse pati meritat e udhëheqjes së lëvizjes demokratike çeke, dha dorheqjen për t’ju dhënë rrugë të rijve profesioniste.
    Pra kanë lëvizur ujrat.

  9. Nuk mund ta besoj qe jemi ne vitin 2018! Si ka mundesi qe ne, shqiptaret, nuk dime te shkruajme gjuhen tone te bukur! Si ka mundesi qe njerez injorante komentojne kur nuk dine te shkruajne?! Si ka mundesi qe kur shkruajne bejne “lapsus” dhe kur flasin bejne gabime “ortografike” tip Mul Noka?! Ky eshte “civilizimi vicidolas” qe na solli Saliu! Ky eshte llymi qe na solli demokracia e PD!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *