• |
ide | kryesore

VENDIMI/ Adriatik Llalla i “shpëton” vettingut

Kryesore



Ish prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla nuk do t’i nënshtrohet rivlerësimit të figurës, ose siç quhet ndryshe procesit të vetingut. Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi përfundimisht që dorëheqja e Llallës si magjistrat, e përjashton atë automatikisht nga vetingu. Me këtë vendim, duket se merr fund përpjekja për ta futur Llallën në proces vetingu, një nismë e kërkuar fort nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa.

Pika ku u mbështet kërkesa që Llalla t’i nënshtrohej vetingut ishte pavlefshmëria e dorëheqjes së tij, me anë të një letre dërguar presidentit. Dorëheqja si prokuror i thjeshtë, post i cili iu ofrua pas largimit nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm, e nxorri Llallën jashtë sistemit të drejtësisë.

Shmangia e vetingut duket se ka qenë qëllimi i një letre që Adriatik Llalla i dërgoi presidentit, ku deklaroi dorëheqjen si prokuror, duke siguruar më pas edhe një urdhër të Arta Markut që jepte pëlqimin për këtë tërheqje të tij.

Argumentat pro dhe kundër, a duhet t’i nënshtrohet Llalla vetingut?

Por Komisioneri Publik, Florian Ballhysa (një strukturë tjetër e organeve të Vetingut) nuk qe dakort dhe kërkoi përfshirjen e Llallës në proces.

“Llalla është magjistrat sepse është emëruar prokuror me një dekret të Presidentit, por nuk ka dekret që ta lirojë nga detyra” u shpreh Ballhysa, në një nga seancat, ku e quante të pavlerë dorëheqjen e Llallës. Argumentet kundër ish kryeprokurorit ishin se nuk ishte ndjekur procedura që thuhet në ligj, por thjesht është dërguar një letër me postë.

Në dy vendime, në fillim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pastaj nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, u vendos që Llalla ishte tashmë jashtë sistemit të drejtësisë dhe si i tillë, ai nuk i nënshtrohej vetingut.

Avokati Sokol Hazizaj, mes të tjerash, citoi vendimin e 78 të Gjykatës Kushtetuese, ku thuhet se “kur subjekti i rivlerësimit është në detyrë dhe procesi i rivlerësimit nuk ka përfunduar ai ka të drejtë të japë dorëheqjen dhe procesi i rivlerësimit ndërpritet”.

“Gjërat po t’i shikosh kaq qetë dhe saktë nuk e bëjnë të vështirë një vendimmarrje të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndaj nuk e bënë dhe unë për këtë arsye kam ardhur, për të mos e bërë të vështirë procesin. Për të mos e prishur standartin për të cilin ka nisur dhe po finalizohet reforma në drejtësi. Në rast të kundërt sikur prishja e standartit, desikuilibrimi i standartit të krijuar, do ta çojë këtë proces… Dhe unë për këtë kam frikë. Kam frikë jo vetëm të karakterit moral, por edhe ligjor” u shpreh avokati i Llallës, gjatë mbrojtjes së tij.

FOTO EKSKLUZIVE/ Zbulohet vendndodhja e Adriatik Llallës

Gjatë javëve të fundit, Adriatik Llalla raportohet të ketë qëndruar jashtë Shqipërisë. Fillimisht ai i iu drejtua me një prokurë të shkruar turqisht, organeve të vetingut, ndërsa pak ditë më pas, u shfaq në Bremen të Gjermanisë bashkë me familjen e tij, sipas një foto të siguruar nga Lapsi.al

Si nisi konflikti i Llallës me ambasadorin amerikan

Në përfundim të mandatit të tij si Prokuror i Përgjithshëm dhe pas largimit nga ky post, Adriatik Llalla u sulmua ashpër nga ambasadori amerikan Donald Lu që e quajti një prokuror të korruptuar dhe e kërcënoi me burg.©Lapsi.al



14 Comments

  1. Mire se erdhet ne vendin e drejtesise!
    Aty ku burgosen te vobektit per hic mos gje, ndersa keta qe vjedhin prona e pasuri shpallen te lire, te mbreterojne dhe te vjedhin duke u pasuruar akoma dhe me shume.
    Bravo shtetit per drejtesine e vene!

  2. Mire se erdhet ne vendin e drejtesise!
    Aty ku burgosen te vobektit per hic mos gje, ndersa keta qe vjedhin prona e pasuri shpallen te lire, te mbreterojne dhe te vjedhin duke u pasuruar akoma dhe me shume.
    Bravo shtetit per drejtesine e vene!

    1. ervis 87 qe i bie i biri i gjelil gjonit,ramizit a kristaqit kushtetuta vlen per te gjith e jo vetem per krymbat e qenefit rama,ruqi,braho,balla,xhafa.

      1. Ore nuk jam asnjeri prej ketyre prej bij kur*ash qe e kane degjeneruar Shqiperine me vite te tera.
        Si te majte, si te djathte jane me i pushkatu te gjithe ne mes te sheshit.
        Dua vetem qe populli te kete mireqenie e te mos marre rruget e arratise e te kurbetit nga varferia.
        Nuk e kuptoj kete inatin qe kemi brenda llojit nderkohe qe duhet te mblidhemi e t’i varim te gjitha keta politikane te babezitur.
        Kaq kisha.
        Faleminderit

        1. Edhe kjo dëshira tënde o Ervis, për të varur e pushkatuar vetëm me akuza subjektive të pa verifikuara me prova e fakte, është një tregues se je edukuar me këtë frymë që në djep.
          Ky ka qenë thelbi kriminal i “drejtësisë” enveriste.
          Të varen e të pushkatohen të gjithë ata që mendojnë ndryshe .
          Jam edhe unë i mendimit që heqja e denimit me vdekje në Shqipërinë e krimeve makabre diktatoriale, ishte e parakohëshme.
          Por ama këtë dënim e meritojnë vetëm ata që kanë vrarë njerëz të pafajshëm e jo ata që kanë mendim ndryshe.

          1. Nuk jam absolutisht tifoz i idese te pushkatohen te gjithe ata qe mendojne ndryshe, jam perkrahes fanatik i cdo personi qe mendon ndryshe dhe perpiqem te kuptoj cdo botekuptim ndryshe nga i imi.
            Por kjo ankesa ime shkon per ata persona qe kane abuzuar shume me teper se sa thjesht me mendimet e tyre.
            Jemi kaq shtet i vogel, kemi rreth 3 dekada te dale nga komunizmi dhe nuk ka asnje lloj progresi ekonomik, social dhe dicka per te cilen te ndihemi krenare.
            E gjitha kjo sepse cdo rrace politikani e ka zhvatur dhe e ka abuzuar mbi maksimumin e lejuar, kane vrare e kane prere dhe vazhdojne te influencojne ne menyrat me te shpifura politik-berjen e tyre.
            Une e kam te populli te gjithe hallin, sikur ata te ishin mire, do merreshim me sa me pak politike (sikurse ndodh ne shtetet e zhvilluara)… shoh kaq shume varferi, shoh bujqesi te flakur, e import te frikshem, shoh menaxhim absolutisht te gabuar te pasurive tona natyrore dhe nje turizem qe vetem i tille nuk quhet.
            Ka kaq shume mangesi dhe jam plotesisht i bindur qe e gjitha kjo eshte shkak-pasoje e politik-berjes se pameshirshme qe kane shitur gjithcka vetem e vetem per te perfituar sot per sot, e vec per njeri-tjetrin.
            Ka shume gjera qe te gjithe i dime por askush s’ben gje, ata fare pak qe ngrihen perfundojne te vrare ose te burgosur.
            Jemi populli me i mire per keta lloj politikanesh.

  3. o ervis adriatik llalla nul i shpetoi por kushtetuta e lejoi,e jo si ty e krymb qenefi negjmie qe zgjodhet arta markun me 69 vota si te ishte krymbe qenefi e negjmijes si rama e jo me 94 vota.rri e ha mut si rama .

  4. Ari ,o qenef.e qenefit,prej qenefit,i e qenefit,….c’fare dmth qenef..qen-ef,ndoshta do te duhet te nderrosh shtepine se qelbesh dhe nga era e keqe nuk shpeton dot.Qenef.

  5. Ore njerz te mire. Mos u merni me njerez qe kan probleme. Duhet ta dini qe kur jan temperatura te larta ARIT i shket mendja.

  6. ky pra ishte vetingu dhe reforma e shumetrumpetuar ne Zhdrejtesi.Robt ku ti kini o plehra gjyqtare. Aty duhet bere si te filmi Antikrimi, ne Italine e viteve 80 ku u pastruan shume nga keta

  7. Patjeter qe i shpetoi Llalla. Turp do ishte nese do thyhej ligji per ta futur ne vetting me urdher te Rames apo Lu-se

    Lllalla aty eshte, po paten vullnet mund te vazhdojne ceshtjen qe i kane ngritur procedimin penal.

    Ne fakt, kjo eshte alibia per ta lene te qete. nuk i beme dot vetting. sa keq!

    Keto jane gjerat qe e ndajne nje shoqeri te civilizuar nga bandat qeverisese komunisto-turke politike te Shqiperise.

    Ketu therret hajduti kapeni hajdutin.

    Ne qeverisemi nga banda ! ligji aty eshte Llalen e fusin ne burg 20 here ne dite nese kane vullnet per ta bere.

    Por kujdes, se po u hap loja nuk ka me te paprekshem!!!

    Ne fakt keta bandite ( rama, meta, basha berisha etj) duan qe te pasurohen e te mos u hyje gje ne kembe.

    Lu , Vlahutin etj, duan stabilitet formal , nderrim pushtetesh paqesor edhe canta plot me para nga bandat

    Per kete vend e per keta njerez nuk e … rRun njeri!

    Shiptaret po e lene shqiperine masivisht si ne vitet 1990. Kemi hyre ne fazen e dekompozimit te shoqerise edhe te ketij populli. Nje proces dekompozimi i nderlikuar dhe me shume jete te shkaterruara te pafajshme ( sic mund ti vini re perdite ne lajme).
    Bandat do te jene per shume kohe ne pushtet. mos u genjeni se do kete permiresim. Ka nevoje per ndryshim modeli qeverises. kete nuk e bejne dot bandat.

    Bandat dine te vjedhin, dhe te dhunojen deri ne vrasje, ne emer te parase, por nuk dine te bejne shtet kurre

    Mos mbani shprese tek te huajt qe nuk i lidh asgje me kete vend. Jane pale me bandat dhe pasurohen njesoj si bandat , me leket tuaja te vjedhura perdite, me gjakun dhe djersen tuaj perdite….

    etj etj se mund edhe te bejme hartim se ka sh elemente dramatik ky vend……
    po crendesi ka kjo tek e fundit…vera ka ardhur … muzike per te tere:
    Gichie, Gichie, ya ya dada (Hey hey hey)
    Gichie, Gichie, ya ya here (here)
    Mocha Chocalata ya ya (oh yea)
    Creole Lady Marmalade

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *