• |
ide | kryesore

Egjipti buzëqesh: Salah stërvitet me grupin, por është në dyshim ndaj Uruguajit

Rusi 2018, Sport



Mohamed Salah ka marrë pjesë në stërvitjen e grupit të Egjiptit për herë të parë që pas dëmtimit që pësoi në finalen e Ligës së Kampioneve të fituar nga Real Madrid. Sulmuesi i Liverpool u dëmtua në shpatull pas një dyluftimi me mbrojtësin e Los Blancos, Sergio Ramos.

Në stërvitjet e mëparshme ish-sulmuesi i Romës kishte ndjekur një program individual. Sipas stafit mjekësor të kombëtares egjiptiane, është ende e paqartë pjesëmarrja e Salah që nga ndeshja e parë e të tijve kundër Uruguajit, e programuar në Ekaterinburg më 15 qershor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *