• |
ide | kryesore

Uruguaji mposht Egjiptin – Jimenez në fund dëshpëron Salah

Rusi 2018, Sport, Video



Ka përfunduar ndeshja në Ekaterinburg Arena mes Egjiptit dhe Uruguajit me rezultatin 0-1. Skuadra e Tabarez ka mundur të vendosë surpremacinë, vetëm në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Jimenez kalon në avantazh amerikano latinët në zhvillimet e një goditje këndi, duke u treguar i saktë me kokë. Dëshpërohet Mohamed Salah në pankinë, mungesa e madhe e kësaj ndeshje.
Uruguaji ishte më dominues në fushë dhe iu afrua golit me Suarez e Cavanin. Sulmuesi i PSG madje goditi edhe shtyllën me goditje dënimi, pak para se të shënohej goli i vetëm i sfidës.
Grupi A kryesohet tashmë nga Rusia e Uruguaji me 3 pikë, ndërsa Egjipti e Arabia Saudite janë në kuotën e 0 pikëve.

https://www.youtube.com/watch?v=KdYHukAYYXk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *