• |
ide | kryesore

Argjentina, Messi: “Meritonim më shumë”

Rusi 2018, Sport



Argjentina nuk ia ka dalë të mposhtë Islandën debutuese në Botëror. Djemtë e Jorge Sampaoli-t kanë marrë vetëm një pikë nga ky takim që u mbyll në shifrat 1-1. Një rezultat i sikletshëm, në veçanti për Lionel Messi-n. Ky i fundit madje dështoi të finalizonte një penallti në një moment delikat të ndeshjes. Ylli i Barcelona-s, ka marrë përsipër përgjegjësitë e tij duke shtuar se ai dhe shokët e tij të skuadrës duhet të kishin bërë më shumë: “Penalltia e humbur? Keqardhje për tri pikët, sepse mendoj se i meritojmë”, u shpreh sulmuesi i Albiceleste-s.

Nga ana tjetër lojtari i Barças ka theksuar se Islanda u  tregua e aftë t’i neutralizonte. “Ishte e ndërlikuar, ata nuk donin të luanin. Nuk kishim hapësirë për t’i vënë në vështirësi, veçanërisht në pjesën e dytë”, komentoi Messi.

Sfida e radhës e Argjentinës do të jetë ndaj një kundërshtari me eksperiencë në Botëror, Kroacisë. Megjithatë Messi nuk ndihet i shqetësuar: “Përtej faktit që mundemi gjithmonë të përmirësohemi, ne meritonim të fitonim dhe nuk e prisnim ta fillonim kompeticionin me një pikë në ndeshjen e parë. Por është ndeshja e parë dhe kemi ndeshje të tjera përpara. Duhet të vazhdojmë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *