• |
ide | kryesore

Vetëm ERTV pa emision sportiv!

Blog



Nga Lutfi Dervishi

Shqipëria nuk luan në Botërorin Rusia 2018, por kjo nuk ka penguar pothuaj të gjithë televizionet në Shqipëri, kombëtare dhe lokale të bëjnë emisione sportive! Përjashtim këtu bën vetëm ERTV. Ndeshjet transmetohen vetëm në RTSH, por nuk guxon të hapësh ekranin se të gjithë televizionet, edhe ato informative bëjnë programe kushtuar Botërorit.

Formatet janë copy -paste.

Dhe meqë jemi te copy – paste, këtu copyright- kuptohet si right to copy! Vjedhja e pamjeve të Botërorit është e ndaluar me ligj dhe ligji është shumë i rreptë- por më të rreptë janë “bijtë televiziv të shqipes”, që nuk ju dridhet syri të vjedhin dhe të bërtasin që vjedhjen po e bëjnë për interes të publikut!

Nuk e di kush e pati idenë gjeniale se një emision sportiv është i sukseshëm nëse merr një “vajzë pak budallaçkë, pak bjonde dhe pak të veshur dhe e përdor si objekt tallje, balancoje me një djalë/burrë që flet budallallëqe me zë të lartë (mund ta lësh dhe pa mikrofon), hidhi pak kripë duke marrë një politikan në studio që shfaqet me një pamje më të menduar dhe më të vuajtur se të Sokratit, futi një moderator që i ka në majë të gjuhës shakatë pa kripë, qesh kur duhet të qash dhe ngrysy kur duhet të qeshësh, vijo me pyetje të hatshme të tipit: si mendon ti?

Si t’u duk? Si thua? Po ti për kë vë bast? Regjia më ndihmo pak se e harrova këtë…. Dhe ja ku bë emisioni sportiv! Ideatori i këtij formati duhet ta patentojë skemën dhe të kërkojë para për çdo program të “ri” sportiv që do të shfaqet në të ardhmen.

Ka vende si Kroacia, Kombëtarja e së cilës është në Botëror dhe ka një program sportiv! Por Shqipëria është edhe këtu rast “sui generis”.

Një pyetje pa lidhje?

çfarë kuptimi ka të ftosh analistë sportiv që para ndeshjes japin argumente pse do të fitojë Spanja dhe pas ndeshjes të japin argumente plot pasion se pse nuk fitoi Spanja?! Dhe në fund të thonë: e parashikova të vështirë këtë ndeshje dhe kështu doli!!!

Shvjeku diku thotë: o Zot, mirë që u çmendën, po pse të gjithë në një ditë”.

Megjithatë ngushëllimi është se 1 ditë nga Botërori kaloi dhe kemi edhe 29 ditë. Ana pozitive është se kemi 29 programe sportive. Shikim të këndshëm.



2 Comments

  1. -ERTV-more shoku-Lytfi-nuk ka ngene e boterorit se do merret me arritjet e ”shkelqyera”te qeverise dhe kryeministrit te ketij vendi.Sa per emisionet sportive, dhenja e ndeshjeve nga televizionet e tjera, une e di sikur egzizton nje ligj qe quhet -pirateri-ne gjuhen popullore ,pse nuk i referohi ketij ligji ku vetem -RTSH-ja ka eskluzivitetin e ndeshjeve te boterorit ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *