• |
ide | kryesore

FOTO/ Sherr mes gazetares Eva Murati dhe Rike Roçit

Paparazzi



Nuk kanë të ndalur replikat mes bukurosheve Eva Murati dhe Rike Roçi. Shkak është bërë një foto që e ka postuar një profil në Facebook me emrin e trajnerit të i Liverpool, Jurgen Klopp.

Eva e postoi atë në Instastory ku shkruante se “e kishte me dyshim, ta merrte si komplimet apo…” duke nënkuptuar se ata janë përfolur vetëm për format fizike.

Nuk e ka lënë me kaq Rikja që i përgjigjes gazetares sportive.

“T’i themi shoqes E.M të Tring-ut (tani e zbulova kush është) që për kompliment të marrë atë foton time që ka postuar në Instastory-n e saj. Unë për vete nëse shoh një femër të bukur dhe të mirë më bëhet qejfi”.

Pas kësaj, ka reaguar sërish Eva e cila në një postim në Instastory shkruan:

“Objektivizmi i femrave shqiptare dhe ulja e vlerave, talentit, mundit të djemve që luajnë me kombëtaren tonë shkon përtej shkon përtej bukurisë apo jo të një individi. Askush nuk e mohoi bukurinë e shoqeve në foto. Nuk do të guxoja se e di që fatkeqësisht ka njerëz që e vendosin mbi çdo vlerë tjetër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *