• |
ide | kryesore

Xhaka dhe Shaqiri gjobiten nga Fifa, personazhet shqiptarë grumbullojnë para për ta (Foto)

Paparazzi, Slider



Dy futbollistët shqiptarë, pasi shënuan golat, menjëherë bënë shqiponjën me duar në shenjë patriotizmi. Por e gjithë kjo krijoi shumë zhurmë mediatike, aq sa FIFA ndërmorri hapin për t’i penalizuar djemtë me një gjobë prej 25.000 dollarë.

Mirëpo, ndonëse Xhaka dhe Shaqiri nuk bënë ndonjë reagim dhe dukshëm kjo gjobë për ta është minimaliste duke qenë se ata paguhen mjaft mirë në Kombëtaren e Zvicrës, sërish, disa shqiptarë kanë marrë iniciativën që nëpërmjet një programi online të mbledhin para për të paguar gjobën që iu është vendosur dy djemve.

Ka qenë Vesa Luma ajo që e ka shpërndarë këtë iniciative duke thënë: “Pavarsisht se kjo shumë është e mundshme të paguhet nga ana e lojëtarve, e kemi obligim moral  për të qenë ne ata që e shlyejmë borxhin” – ka përfunduar ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *