• |
ide | kryesore

Muaji i mjaltit i çiftit mbretërorë mbetet enigmë

Paparazzi, Slider



Ka kaluar më shumë se një muaj nga dasma mbretërore e vitit. Meghan Markle dhe Princi Harry më 19 maj i thanë “PO”njëri-tjetrit përpara miliona njerëzve. Pas dasmës së shumë përfolur, një tjetër temë i zuri vendin ceremonisë. Do të pyesin me të drejtë për çfarë u përfol?
Për muajin e mjaltit, për çfarë mund të flitej tjetër? Fillimisht u shkruajt se çifti do të udhëtonin drejt Kanadasë për muaj mjalti. Një teori tjetër e hodhi poshtë Kanadanë dhe u përfol se çifti do të kalonin një muaj mjalti të mrekullueshëm në Irlandë. Mirëpo, nga fundi i muajit të kaluar u duk zyrtare që ata kishin shkuar në Afrikë për muaj mjalti.
Mbrëmjen e kaluar Princi Harry dhe Meghan Markle kishin daljen e tyre të radhës në Buckingham Palace, ku u pyetën edhe për muajin e mjaltit. Të bindur se ata kishin qenë në Namibia, princi Harry i ka hedhur poshtë këta zëra, duke u shprehur “E keni gabim”.
Princi ka thënë gjithashtu “Nuk do të tregoj më asgjë tjetër”. Nëse çifti nuk kanë qenë në Afrikë për muaj mjalti, ku kanë qenë? Kjo çështje mbetet sërish enigmë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *