• |
ide | kryesore

Brigitte Nielsen publikon foton e parë të të bijës

Paparazzi, Slider



Aktorja Brigitte Nielsen u bë nënë për herë të pestë të premten.

Ajo solli në jetë një vajzë në moshën 54-vjeçare. Dhe aktorja e ‘Red Sonja’ na prezantoi për herë të parë me të porsalindurën, e pagëzuar emrin Frida.

“Ne jemi të gëzuar që ta mirëpresim vajzën tonë të bukur në jetën tonë,”-tha ikona bjonde. “Ka qenë një rrugë e gjatë por që ia vlejti. Ne kurrë nuk kemi qenë më të lumtur.”

Në rrjetet sociale Nielsen shihet duke mbajtur vajzën në krahë, e cila ka në kokë një kapuç të bardhë të thurur.

Babai i saj është producenti italiaj Mattia Dessi, 39-vjeç me të cilin Briggite u martua në vitin 2006.

Bukuroshja bjonde dikur ka qenë martuar me Sylvester Stallone. Ajo është martuar 5 herë dhe ka 5 fëmijë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *