• |
ide | kryesore

I mësojnë shtëpinë, në Egjipt bëhet “miting” për Salah

Rusi 2018, Sport



Eleminimi nga Botërori nuk e ka njollosur aspak figurën e yllit Mohamed Salah në Egjipt. Sapo është kthyer në atdhe nga Rusia, sulmuesi ka vendosur ti japë vetes disa ditë pushim në vilën e tij në Kairo. Por qetësia e tij, është prishur nga një tifoz anonim që postoi në rrjetet sociale adresën e banimit të sulmuesit të Liverpool. Menjëherë tifozë të shumtë janë mbledhur në mbrëmje poshtë shtëpisë së Salah që, i frikësuar, ka kërkuar ndërhyrjen e policisë lokale.

Asgjë preokupuese duke parë se më vonë Salah zbriti poshtë duke firmosur autografë dhe bërë selfie me tifozët e pranishëm. Një episod interesant që tregon sa shumë ish-lojtari i Romës adhurohet në Egjipt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *