• |
ide | kryesore

Suedi-Angli, bast mes Ibrahimovic dhe Beckham

Rusi 2018, Sport



Për të nxehur skenën e çerekfinales së Botërorit 2018 mes Suedisë dhe Anglisë kanë menduar dy ish-yjet  e kombëtareve që do të përballen sot në 16:00: Zlatan Ibrahimovic dhe David Beckham.

Gjiganti suedez dhe “Spice Boy” kanë bërë një lloj basti në Instagram, lidhur me rezultatin e takimit. I pari që ka nisur sfidën ka qenë sulmuesi i Los Angeles Galaxy, duke iu drejtuar Beckhamp me këto fjalë: “Nëse Anglia fiton – ka shkruar Ibra – të paguaj darkën ku të dëshirosh, por nëse fiton Suedia do të më blesh çfarë të dua tek Ikea”.

Screenshot Ibramovic-Beckham

“Dakord Ibra – i është përgjigjur Beckham – nëse fiton Suedia do të të çoj personalisht tek Ikea dhe do të të blej çfarë të duhet për shtëpinë e re në Los Angeles, por nëse fiton Anglia duka që të vish të shikosh një ndeshje në Wembley me fanellën e “Tre Luanëve” dhe të hash “fish & chips” gjatë pushimit të ndeshjes”.

Pra kushtet e bastit në distancë janë vendosur. Por kush do ta humbasë bastin Ibrahimovic apo Beckham?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *