• |
ide | kryesore

Tension në protestën për Teatrin, Maks Velo: Ai palaçua atje…

Lajme, Të fundit



Ka pasur një moment tensioni në protestën e artistëve kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Gjithçka ka ndodhur kur po mbante fjalën e tij arkitekti, Maks Velo. Ai iu drejtua njërit prej protestuesve me fjalën “palaço” për shkak se në fjalën e tij para Velos tha: “Ashtu siç thoshte dhe kryetari i Kuvendit shqiptar në Lushnjë, që pushteti buron nga gryka e pushkës dhe mbrohet me grykën e pushkës. Zgjidhja është vetëm një kryengritje e armatosur, për të rrëzuar këta, sepse mënyrë tjetër nuk ka”.

Këto fjalë kanë shkaktuar reagimin e Velos.  

“Kemi ardhur të mbrojmë teatrin, jo të bëjmë luftë siç tha ai palaçua atje (drejton gishtin te një prej protestuesit). Ta mbrojmë në mënyrë demokratike. Ajo që është më e rëndësishme është se ata se tregojnë projektin. As në Parlament nuk e treguan.

Le ta vënë këtu dhe ta shohim. Pse se sjellin? Pse se treguan në seancë parlamentare? Se është një katastrofë dhe e dinë se është një urë me teatër sipër. Të tregojnë projektin, do qëndrojmë në mënyrë demokratike jo me luftë”, – shtoi Velo duke kundërshtuar fjalët e protestuesit që pretendonte se duhet luftuar për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Njëra nga protestueset iu drejtua Velos: “Pse përdore një fjalor të tillë?” Këtë episod e ka komentuar edhe Ervin Goci.

“Të respektojmë njeri-tjetrin dhe të mos anatemojmë. E kuptoj shumë mirë ç’thotë zoti Velo, po kemi 5 muaj me këtë situatë. Është takuar kryeparlamentari Ruçi, Presidenti Meta… S’ka mbet askush për tu takuar dhe përgjigjet kanë qenë “zero”. Na thonë: “Ikni vdisni se merremi ne me këtë punë” -tha Goci.



3 Comments

  1. Po Ervin Goci kush k* eshte? Pse duhet ta njohim qe na e vendosni thjesht si emer pa cilesime? Mire Maks Velon, po keta anonimet pse kerkoni t’i beni famoze me zor?

  2. Maks Velo eshte nje coban gjoja me kulture po zhgarravinas dhe ai ,e futen burg valle per pikturat e tij ”dekadente”dhe e perdoren si -spiun-ku e trasferonin qeli me qeli .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *